Informacione

Ushqimet ketogjenike-çfarë duhet dhe nuk duhet të hamë

Dieta ketogjenike është një regjim ushqimor me pak karbohidrate, me shumë yndyra të mira dhe me proteina të moderuara. Është një dietë efikase jo vetëm në rënien nga pesha por ndihmon dukshëm në sëmundjen e Epilepsisë, Alzheimerit, Parkinsonit, Migrenës, sëmundjet kardio-vaskulare, dislipidemitë dhe diabet.

Në një intervistë për TV7 Albania, nutricionistja Matina Çobo tregon regjimin që duhet mbajtur dhe rëndësinë shëndetësore që kjo dietë ka.

“Me menunë ketogjenike trupi kalon në një lloj gjendje metabolike, e cila quhet ketozë, ku organzmi djeg yndyrë për “karburant” dhe prodhon pak fragmente karboni (të quajtura ketone) si produkt metabolik. Normalisht, trupi ynë djeg karbohidrate për “karburant”, burimi kryesor i energjisë për trurin, zemrën rruazat e kuqe dhe shumë të tjera. Kur trupi kalon në ketozë, ne ndihemi më pak të uritur dhe është më e lehtë të konsumojmë më pak ushqim se zakonisht. Si ë tillë është menuja ideale për të rënë në peshë. Ketogjenike është një menu e larmishme e ndërtuar nga katër javë me vakte të ndryshme e kombinime unike .Tek kjo lloj diete duke qënë se pjesa më e madhe e regjimit ndërtohet me yndyrnat, është shumë e thjeshtë ngopja”.

Çobo thotë së mëngjesi tipik ketogjentik nis më një vezë. “E nisim ditën me një mëngjes tipik ketogjenik ku baza është gjithmonë veza(qoftë si omletë) apo e zier. Tek dieta ketogjenike mund të përdorim edhe  3 vezë të plota. Vezët në mëngjës do të shoqërohën gjithmonë me një burim yndyre që mund të jetë djathi. Djathi që u sugjeroj është djathi çedar. Djathi cedar ka shumë yndyrna, kryesisht omega 3 por ka edhe  një sasi të lartë proteinash dhe nuk ka shumë kripë. Duhet të kujdesi pak edhe për sasinë e kripës që dieta na ofron. Djathi çedar gjithmonë duhet shoqëruar me disa perime. Një opsion tjetër mund të jetë edhe kosi i përzjerë me fara të ndryshme, pak kanellë dhe ndër fruta mund të  hedhin, luleshtrydhe, mjedër, manaferra dhe boronica. duhet të kufizohemi në gramaturë. Nësë mengjësin e konsumojmë rreth orës 7-8, dreka mund të konsumohet lehtë rreth orës 2-3.Midis këtyre dy vakteve mund të pimë kafë, ujë të gazuar, mund të përdoren pije që janë me zero kalori. Tek dieta ketogjenike ne heqim dorë totalisht nga sheqeri qoftë i bardhë apo kaf por mund të përdorim sheqerin artificial’.

Vakti i drekës sipas nutricionistes Çobo, nis me perimet apo sallatërat.

“ Tek kjo lloj diete, duke qënë se eleminojmë në sasi të konsiderueshme frutat, ulim në sasi të konsiderueshme edhe vitaminat apo mineralet që marrim gjatë ditës. Pa diskutim që duhet ti zëvëndësojmë përmes sallatave apo perimeve. Ju sugjeroj gjithmonë të konsumoni sallatën dhe perimet në fillim në mënyrë që të marrim vitaminat dhe më pas të konsumojmë mishin ose peshkun që të përthithim sa më tepër nga këto proteina. Mishin e kuq mund ta përdorim 2 herë në javë. Kryesisht duhet përdorur ose mishi i bardhë i pulës ose peshkun. Peshqit që kanë me tëpër yndyrë( si salmon, sardele, peshku ton) preferohen të konsumohen. Darka ngjason me vaktin e drekës. Por, nësë ndjehemi shumë të ngopur, në vend të mishit mund të përdorim vezën”.   “Nësë këtë dietë do ta mbajmë për një periudhë kohore të shkurtër, thjesht për rrëzimin e kilogramëve mbipeshë që kemi, kjo lloj diete nuk na sjell efekte anësore”, përfundon nutricionistja Çobo.

Lista e ushqimeve ketogjenike: Mishi, peshku dhe prodhimet e detit,vezët, bulmeti, frutat e pyllit, frutat e thata, pijet, çokollata.

Shmangni: Ushqimet me sheqer, drithërat, niseshten, fasulet, patatet, majonezën, salcë, erëzat, alkoolin, sallamërat shumë të përpunuara, orizin, pastat, bishtajoret , mielli i bardhë dhe integral (buka)dhe frutat që kanë ngarkesë të lartë më sheqer (bananja, rrushi, dardha).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Ndikimi i pajisjeve elektronike në shëndetin tonëShumica e njerëzve sot jetojnë në një  lumë radiofrekuencash të emetuara nga teknologjitë me valë të të gjitha llojeve,  nga telefonat inteligjentë tek tabletët, monitorët e bebeve, televizorët, pajisjet smart dhe shumë të tjera. Sipas  ekspertëve, ekspozimi  i vazhdueshëm  ndaj këyre  pajisjeve, mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin…
    Tags: të, dhe, në, një, që, informacione
  • 96
    Kinë, Partia Komuniste rishkrim të Biblës në një këndvështrim tjetërPartia Komuniste Kineze, po rishkruan Biblën me rishikime që përpiqen ta portretizojnë Jezusin, në një këndvështrim tjetër. Tina Ramirez, është themeluesja dhe presidentja e Hardwired – një grup që ka qenë një kritik i zëshëm i Partisë Komuniste Kineze dhe persekutimit të grupeve fetare dhe pakicave politike. “Pse Partia Komuniste…
    Tags: të, në, një, dhe, informacione
  • 95
    Ndikimi i anemisë tek gratë shtatzëna dhe foshnjaAnemia gjatë shtatzanisë është mjaft e shpeshtë. Gjinekologu Shkëlqim Balili thekson rëndësinë e kontrollit të gjakut që në fazën e prekoncepsionit, po ashtu edhe gjatë shtatzanisë. Në një intervistë dhënë për TV7 Albania, mjeku flet për dy aspekte të rëndësishme të ekzaminimit të anemisë. “Mjeku kryen ekzaminimin objektiv dhe subjektiv. Në…
    Tags: të, në, dhe, që, një, informacione
  • 94
    Këshilla për ata që vuajnë nga sëmundjet e kockave!Osteoartriti cilësohet si sëmundja reumatizmale më e shpeshtë që prek artikulacionet dhe shkakton vështirësi në lëvizje. Diagnostikimi në kohë dhe trajtimi i duhur janë  të rëndësishme për të parandaluar ndërlikimet që mund të çojnë drejt invaliditetit. Në një intervistë për TV7 Albania, Jorida Kuçaj, mjeke reumatologe jep shpjegime rreth kësaj patologjie,…
    Tags: të, që, në, dhe, informacione
  • 94
    Infeksionet e syrit, shenjat dhe trajtimi sipas mjekes BurdaKonjuktiviteti është një infeksion që prek indet rreth syrit ose kapakët e tij. Këto gjendje inflamatore janë mjaft të shpeshta dhe ngjitëse, ndaj duhet të trajtohen me shumë kujdes. Për të folur për konjuktivitet ose infeksionet e syrit, mjekja Nora Burda gjatë një intervistë për TV7 Albania, informon rreth llojeve të…
    Tags: të, në, që, informacione
Comments