Mesazh

vendimet e vështira

Sepse ne nuk kemi një kryeprift që nuk mund të vuajë bashkë me dobësitë tona, por që u tundua në të gjitha njësoj si ne, por pa mëkat. – Hebrenjve 4:15

Është e rëndësishme të marrim vendimet e duhura, veçanërisht në mes të dhimbjeve, shkurajimit, acarimit dhe pështjellimit, kur zgjedhja e duhur është e vështirë për t’u bërë. Kur jemi të stresuar, natyrisht që duam të ecim aty ku ka më pak rezistencë. Por këto janë momentet që marrja e vendimeve të duhura mund të bëjë ndryshim të madh. Për të korrur rezultatet e duhura në jetë, duhet të bëni mirë edhe kur nuk ndiheni sikur doni ta bëni.

Është e mrekullueshme që Jezusi e di se si ndihemi. Kur Ai mori trajtë njeriu, Ai u përball me gjithë streset që përballemi edhe ne. Ai ndihej sikur donte të hiqte dorë dhe të zgjidhte rrugën më të thjeshtë, por Ai qëndroi i fortë dhe bëri zgjedhjen e vështirë.

Kur shqetësohemi dhe ligështohemi në vendosmërinë tonë, mund të dimë me vetbesim se i shërbejmë një Perëndie që e di se çfarë po kalojmë. Ai do që të na ndihmojë dhe të na japë hirin e Tij që të mos na duhet të marrim vendime të vështira vetëm.

Kur jeni të stresuar apo në prag të dorëheqjes, kujtoni që Perëndia është me ju dhe Ai ju kupton. Gjeni forcën të merrni vendimet e vështira në të.

Lutje

Perëndi, jam i lumtur dhe falenderues që Ti kupton gjithçka përmes së cilës unë kaloj. Unë do të gjej forcë në Ty për të bërë zgjedhjet e vështira atëherë kur tundohem të shkoj në rrugën më të thjeshtë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Çelësi për të kapërcyer çdo frikë që keniTë gjithë përjetojnë frikë në jetën e tyre. Ka frikëra të mëdha, për të cilat jemi të vetëdijshëm, por edhe të vogla, të cilat as që nuk e dimë se i kemi. Unë kam mësuar se është shumë e rëndësishme të kuptojmë se çfarë është frika dhe se si punon…
    Tags: të, që, në, mesazh
  • 100
    Si të studiosh Biblën?Nëse dëshironi që të shihni ndryshime në fusha të jetës suaj, mësoni se si ta studioni vërtet Biblën. Përse duhet ta studioj Biblën? Bibla nuk është libër i zakonshëm. Fjalët brenda faqeve të Tij janë si një ilaç për shpirtin tuaj. Ato kanë fuqinë të ndryshojnë jetën tuaj, sepse në…
    Tags: të, që, në, mesazh
  • 98
    të rritesh në aftësinë e dallimitFryma e Zotit do të pushojë mbi të; fryma e urtësisë dhe e zgjuarsisë…nuk do të gjykojë nga pamja, nuk do të japë vendime sipas fjalëve që thuhen. – Isaia 11:2-3 Jezusi jetoi një jetë me aftësi dalluese. Dallimi i Tij nuk bazohej në ndjeshmëritë sipërfaqësore të mishit, por ishte…
    Tags: të, në, që, mesazh
  • 98
    Ta bësh martesën të funksionojëKordoni me tre fije është një pamje e fuqisë që zë vend, kur dy njerëz bien dakord për diçka që është në përputhje me vullnetin e Perëndisë për ta. Ka një fuqi shumë të madhe, kur dy njerëz bëhen një, në marrëveshje me njëri-tjetrin. Mund të keni shumë gëzim në…
    Tags: të, që, mesazh
  • 98
    Pyetjet në kohën e vështirësiveNë çdo kohë që ndodh një fatkeqësi natyrore, është e kuptueshme që të vijnë në mendje pyetje të mëdha  për gjëra të tilla si jeta, vdekja dhe pse jemi këtu. Madhësia e vdekjes dhe shkatërrimit të shkaktuar nga tërmete, zjarre, tsunami ose përmbytje zhvendos mendimet tona normale të përditshme, duke…
    Tags: të, në, që, mesazh
Comments