Inkurajime

Vetëm Perëndia e meriton lavdinë.

“Unë jam Zoti, ky është emri im; nuk do t’ia jap lavdinë time asnjë tjetri, as lavdërimet e mia shëmbëlltyrave të gdhendura.”
Kuptimi i Isaias 42, vargu 8, është pa dyshim i qartë. Vetëm Perëndia e meriton lavdinë. Nuk ka perëndi të tjera në botë. Ai është i vetmi Perëndi i vërtetë. Ja pse Ai meriton të gjithë lavdinë. Dhe idhujtaria është e gabuar.
Megjithatë, kur dëgjojmë “as lavdërimet e mia shëmbëlltyrave të gdhendura”, shpesh herë ne mund të fillojmë të mendojmë për shëmbëlltyrat e gdhendura dhe llojet e pikturave që kemi si idhuj në Dhiatën e Vjetër… njerëz që përulen dhe adhurojnë imazhe të ndryshme. Çdo lloj pikture që është nga kjo botë, është idhujtari. Ndaj ne duhet të lutemi që lavdia e Perëndisë të bëhet e njohur më shumë se shëmbëlltyrat e gdhendura në botë, por gjithashtu duhet të mendojmë për idhujtarinë në zemrat tona.
Ka kuptim kur themi se i gjithë mëkati është i rrënjosur në idhujtari. Ashtu si imoraliteti rrjedh nga idhujtaria, kur ne mëkatojmë… pavarësisht mëkatit, mendojmë për anatominë e mëkatit. Kur unë ose ju mëkatojmë, kryesisht ne themi: “Perëndi, unë e di më mirë se Ty se cila është e vërteta, se çfarë është më e mira për jetën time. Unë jam më i zgjuar se Ty. Jam më i urtë se Ty.”. Dhe në këtë mënyrë po e ngremë veten mbi Perëndinë. Kjo është idhujtari ndaj vetes edhe me motivacionin tonë.
Shumë herë ne shqetësohemi për pamjen e jashtme, për atë që njerëzit do të mendojnë për ne, se si njerëzit do të na shohin. Kjo është idhujtari ndaj vetes, sepse ajo për të cilën duhet të shqetësohemi është se si dukemi para Zotit dhe se çfarë mendon Zoti për ne. Vetëm Ai është suprem, jo ne.
Ka shumë mënyra të tjera me të cilat idhujtaria vepron në zemrat tona dhe në të gjithë botën. Ndaj ne duhet të kthehemi vazhdimisht te kjo e vërtetë dhe thjesht që lutemi që Perëndia ta rrënjosë atë më thellë e më thellë në zemrat tona… pra, faktin që Ai është Perëndi.
Si e ndryshon kjo mënyrën se si ne lutemi? Epo, le të lutemi dhe të mendojmë përmes kësaj domethënieje ndërsa lutemi:
Perëndi, vetëm Ti je Zoti. Vetëm Ti je i lavdishëm. Ndaj sot ne lutemi që gjithçka që ndodh në jetën tonë sot Ti ta përdorësh të gjithë për lavdinë Tënde. Lavdia Jote është më e rëndësishmja sot. Nuk është mënyra se si ne ndihemi, nuk është ajo që ndodh me ne dhe pa dyshim nuk është ajo që të tjerët mendojnë për ne. Ndaj ne duam që lavdia dhe mendimi Yt të njihen si më domethënëset. Duam që Ti të njihesh si i hirshmi dhe i miri. Ne lutemi që t’i përdorësh jetët tona me atë qëllim.
Na mbaj larg idhujtarisë në zemrat tona. Mos lejo që t’i shohim si të rëndësishme këtë botë, zotërimet e kësaj bote apo dëshirat e kësaj bote. Perëndi, vetëm Ti je i rëndësishmi. Na ndihmo t’i duam njerëzit në një mënyrë që tregon dashurinë thelbësore për Ty. Perëndi, na ndihmo në mes të gjithfarë zotërimesh dhe dëshirash në këtë botë. Na ndihmo të mendojmë për to dhe na ndihmo të mos e vendosim besimin tonë në to. Na ndihmo të të nderojmë Ty me zotërimet tona, na ndihmo të të lavdërojmë Ty me dëshirat që kemi në këtë botë. Dhe më pas, Perëndi, ne lutemi që në këtë botë të mbudhur me gjithfarë idhujtarie, në një botë ku ekzistojnë gjithfarë shëmbëlltyrash të gdhendura, lutemi që të na tregosh pozitën që Ti ke.
Oh Perëndi, u shenjtëroftë emri Yt në të gjithë tokën. Tregoju kombeve që vetëm Ti je Perëndi dhe përdori jetët tona sot për atë qëllim. Përdori jetët tona që Ti të lartësohesh mbi çdo lloj idhujtarie në këtë botë. Në emrin e Jezusit ne lutemi, amen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Ai na dëgjon!Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Isaias, duke thënë «Shko dhe i thuaj Ezekias: Kështu thotë Zoti, Perëndia i Davidit, ati yt: E dëgjova lutjen tënde, i pashë lotët e tu; ja, do t’u shtoj pesëmbëdhjetë vjet ditëve të tua. Sa dëshmi mahnitëse e lutjes së fuqishme dhe me potencial…
    Tags: të, që, dhe, në, ne, është, për, mesazh, inkurajime
  • 95
    Udhëheqje frymërore!Gratë më pyesin vazhdimisht “ Si t’ia bëj që burri im të kuptojë përgjegjësinë për të udhëhequr frymërisht familjen tonë?  Tani dua t’u flas pak burrave. Të udhëheqësh nuk do të thotë vetëm t’u lexosh fëmijëve historitë e Biblës. Mësimi dhe lutja bashkë me ta është një pjesë e rëndësishme,…
    Tags: të, për, se, është, në, dhe, që, mesazh, inkurajime
  • 94
    I DENJË PËR FALENDERIM!Çfarë thoptë Bibla për falënderimin? Perëndia bekohet dhe nderohet, sepse një jetë falënderuese është shenjë e një besimtari që njeh karakterin e Perëndisë, veçantinë dhe madhështinë e Tij. Zoti është dhënësi i çdo gjëje të mirë dhe Ai është i denjë për falënderim. Meqenëse cilësitë e Perëndisë nuk janë të…
    Tags: të, dhe, është, që, për, në, mesazh, inkurajime
  • 94
    Ungjilli- lajmi i mirë!Veprat e Apostujve, kapitulli 16, vargu 14, na thotë se cfarë ndodhi, pasi Pali ndau Ungjillin anës lumit, në Filipi. Vargu 14 thotë: “Dhe një grua, me emër Lidia, që ishte tregtare të purpurtash, nga qyteti i Tiatirës dhe që e adhuronte Perëndinë, po dëgjonte. Dhe Zoti ia hapi zemrën…
    Tags: të, që, dhe, ne, në, për, mesazh, inkurajime
  • 93
    Nevoja jonë e përditshme për të adhuruar dhe shërbyer Zotit!Në pjesën e Torahut të kësaj jave mësojmë për punën dhe veshjet e priftërinjve (Kohanim). Çdo ditë, Kohanimët do të sakrifikonin “ofrimin e vazhdueshëm ose në hebraisht  תָמִיד ṯāmīḏ;”. “Kjo është ajo që do të ofrosh mbi altar: dy qengja motakë çdo ditë, për gjithnjë (ṯāmīḏ). Njërin prej qengjave do ta…
    Tags: të, në, për, që, dhe, mesazh, inkurajime
Comments