Ky himn, që e ka origjinën nga latinishtja, na çon mbi 1200 vjet pas te jeta e murgjve në shekujt 8 – 9-të. Shtatë ditë përpara pragut të Krishtlindjes manastiret këndonin “O antiphons” për të pritur pragun e Krishtlindjes kur antifoni i tetë, “O Virgo virginum” (“O Virgin of virgins”) (Virgjëreshë e virgjëreshave) këndohej para dhe pas himnit të Marisë, “Magnificat” (Luka 1:46b-55)
Forma në vargje në latinisht e himnit u kompozuar herët në shekullin e 12-të. John Mason Neale (1818-1866), arkitekti I famshëm I lëvizjes së Oksfordit, e zbuloi himnin latin në shtojcën e një dorëshkrimi të hershëm të shekullit të 18-të, “Psalterium Cationum Catholicorum,” me një refren. Neale, një përkthyes I himneve të hershme grek dhe latin, e përfshiu në koleksionin e tij me ndikim të madh, Mediaeval Hymns and Sequences (1851).
Himnologjisti britanik J.R. Watson siguron një kontekst për antifonin që përfshihet në faqen e dytë pas himnit në UM Hymnal: Antifonet, ndonjeherë të quajtur “O Antifone” ose ‘The Great O’s’ ( O-të e mëdha), u krijuan që të përqendronin mendjen te Krishtlindja që po vinte, duke pasuruar kuptimin e mishërimit me një seri komplekse referencash nga testament I ri dhe i vjetër.
Cdo antiphon fillon kështu:
O Sapentia
O Adonai
O Radix Jesse
O Clavis David
O Oriens
O Rex genitium
O Emmanuel
Të vendosura së bashku, shkronja e parë e fjalës së dytë të çdo antifoni formon fjalën SARCORE. Nëse e lexon mbrapsh, shkronjat formojnë togfjalëshin , “Ero cras,” që do të thotë “do të vij nesër”.
Gjithë atributet Latine për ardhjen e Mesias janë nga testament I vjetër përveç Emanuel, I cili gjendet edhe te Isaia 7:14 and Mateu 1:23. Mateu citon Isainë fjalë për fjalë – “23 Virgjëresha do të ngjizet dhe do të lindë një djalë, që do të quhet Emanuel,” – me përjashtimin që Mateu shton frazën: që pot ë përkthehet do të thotë “Zoti me ne”.
Antifoni “O Emmanuel” është kënduar tradicionalisht natën përpara pragut të Krishtlindjes, duke zbuluar kuptimin e enigmës liturgjike përmes fundit të poemës.
John Mason Neale |
Neale përktheu pjesën hyrëse në “Draw nigh, draw nigh, Emmanuel” për volume e tij të përkthimit, himneve mesjetare dhe sekuencave. Ajo u shfaq në The Hymnal Noted, Pjesa II në 1854 me një melodi krijuar nga Thomas Helmore e quajtur VENI EMMANUEL.
Fillimi të këtij libri himnesh shpallet: Nga një meshar Francez në librarinë kombëtare, Lisbon”. Studiuesit nuk kanë mundur të lokalizojnë mesharin francez, por motra Thomas More (Dr. Mary Berry) vendosi melodinë në bibliotekën kombëtare në Paris, duke e identifikuar atë si një libër himnesh të shekulli të 15-të për murgeshat françeskane franceze.
Himnet e famshëm, të vjetër dhe modern (1861) përdorën përkthimin e rishikuar të Neale, I cili vazhdon të përdoret edhe në shumë libra himnesh. Kordat bllokuese të muzikës origjinale padyshim janë zëvendësuar me të tjera që rrjedhin më lirshëm.
Ka disa variacione të teksteve në shumë libra himnesh, duke përfshirë edhe radhën e strofave, Laurence Hall Stookey, profesor adhurimi i Wesley Seminary që ka dalë në pension së fundmi, ripërktheu pjesë të himnit për të reflektuar me më shumë saktësi origjinalin e Latin.
Lexues të rregullt të kësaj kolone do të venë re që shumë himne që gjenden në librat e himneve kalojnë shekuj, kultura, përkthime dhe shumë ndryshime derisa I gjejmë në formën që I këndojmë sot. Me këtë himn, origjina e thelbit në latinisht qëndron. Duke kënduar: “O come, O come, Emmanuel” me antifonët e shpërndarë, të krishterët sot mund të marrin pjesë në një ritual Adventi të shenjtë të paktën 11 shekuj të vjetër.
Michael Hawn, D.M.A., F.H.S., është Profesor I nderuar i universitetit Emeritus I Muzikës së Kishës dhe zëvendës Profesor and Drejtor, Doktor i Programit Muzikor Pastoral te Perkins School of Theology at Southern Methodist University.