Të gjithë po kërkojnë diçka, të gjithë duan dashurinë, por atë të vërtetën. Kënga Real Love (Dashuri e vërtetë) nga Blanka tregon kërkimin e kësaj artisteje të re për diçka më të thellë se sa thjesht kënaqësi e momentit. Një dashuri që të mban lart dhe atëherë kur çdo gjë duket se ka prekur fundin.
Kjo këngë është shkruar pas largimit nga jeta të nënës së Blankës, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit. Në këtë kohë Blanka kuptoi se ishte e uritur për dashurinë e vërtetë në vend të një besimi sipërfaqësor.
Blanca tregon: “Vitin e fundit kam kaluar një nga periudhat më të vështira të jetës sime. Në atë moment kuptova se ‘besimi i sigurt’ fetarizmi, të shtirurit se çdo gjë shkon mirë, nuk më mjaftonte që ta përballja këtë stinë. Që nga ajo ditë unë u zotova se do të kisha në një marrëdhënie më të thellë me Jezusin. U zotova se nuk do të vendosja kufij për dashurinë e vërtetë të Perëndisë pavarësisht gabimeve të mia të së shkuarës, dhe u përkushtova që të braktis fenë, gjithë veprat dhe arritjet e mia për të kërkuar dashurinë e vërtetë.
Po ta përmblidhja këtë këngë me një fjalë të vetme do të ishte, liria. A nuk vdiq Perëndia në kryq që të largonte gjithë këtë frikë? Gjithë këtë skllavëri ku kemi mbërthyer veten duke u përpjekur që të jemi të mirë mjaftueshëm? Personalisht kisha nevojë të isha e lirë, duke e ditur se nuk më bëjnë të mirë gjërat që unë bëj, por se Perëndia thotë se ai më ka formuar dhe më ka krijuar në mënyrë të përsosur dhe se Ai ka një qëllim të përsosur për jetën time. Liria që vjen nga kjo e vërtetë, më ka çliruar, që të them se në çdo gjë që bëj, në çdo këngë që shkruaj, sa herë që ngjitem në skenë, sa herë përpiqem të jem një nënë për fëmijë tim, nuk ka të bëjë me mua që përpiqem të jem e përsosur, por ka të bëjë me faktin që pranoj se kush jam dhe se si Perëndia më ka krijuar dhe dashuria e tij është më shumë se mjaft.”
Në më pak se një javë pas publikimit kënga “Real Love,” e Blankës ka qenë tej mase e preferuar duke u kthyer në një hit. Ndiqni më poshtë videon e kësaj kënge.