Vjosa Berisha – producentja frymëzuese, aktivistja e pandalshme
Përtej aspektit profesional, Vjosa Berisha njihej për energjinë e saj organizative. Lakmohej fort e merrej si shembull e frymëzim. E bëri vetë të ditur se po përballej me një sëmundje të rëndë dhe nisi të fliste vullnetshëm për betejën të cilën po e zhvillonte. Bëri thirrje shpesh që njerëzit të mos dorëzoheshin. Madje përballjen me sëmundjen bashkë me ndryshimet fizike nisi që t’i shndërronte në një “trend” duke frymëzuar krejt ata që kanë halle shëndetësore. Sa qe gjallë nuk u ndal kurrë dhe krijoi platforma që do të vazhdojnë të funksionojnë si trashëgimi që la në skenën artistike. Vjosa Berisha vdiq të enjten, në moshën 49-vjeçare
Punëtorja model
Përtej aspektit profesional, Berisha njihej për energjinë e saj organizative. Lakmohej fort e merrej si shembull e frymëzim. E bëri vetë të ditur se po përballej me një sëmundje të rëndë dhe nisi të fliste vullnetshëm për betejën të cilën po e zhvillonte. Bëri thirrje shpesh që njerëzit të mos dorëzoheshin. Madje përballjen me sëmundjen bashkë me ndryshimet fizike nisi që t’i shndërronte në një “trend” duke frymëzuar krejt ata që kanë halle shëndetësore. Sa qe gjallë nuk u ndal kurrë dhe krijoi platforma që do të vazhdojnë të funksionojnë si trashëgimi e një njeriu tejet punëtor.
Vjosa Berisha u lind në Prishtinë më 23 korrik 1972. Karriera e saj shtrihet në disa fusha. Kishte mbi 20 vjet përvojë në marrëdhëniet me publikun, median dhe industrinë e filmit. Më 2003, bashkë me bashkëshortin, themeloi “B2”-shin, një kompani për marrëdhënie me publikun, film dhe industri kreative me seli në Kosovë dhe Shqipëri.
Related Posts
- 97
“Talentet e kinemasë evropiane të vitit 2021”, ky titull e shoqëron artikullin e fundit të revistës digjitale, “The Hollywood Reporter”, i cili i numëron disa prej filmave evropian që kanë shënuar suksese të jashtëzakonshme gjatë vitit që po e lëmë pas, e ku përfshihet edhe filmi kosovar i regjisores Blerta Basholli,…
- 95
- 93
Sikur filmi i shkurtër të ishte ndonjë disiplinë garuese sportive, rekordin pa dyshim do ta mbante regjisori Samir Karhoda. Ai debutoi si regjisor me dokumentarin e tij “Në mes”. Me këtë projekt për herë të parë e vuri emrin e Kosovës në konkurrencën zyrtare të “Berlinales”, një prej festivaleve më…
- 89
Kompozitori i njohur nga Kosova, autor i disa veprave orkestrale dhe fitues çmimesh, Ardian Halimi, së fundmi ka marrë pjesë në Festivalin Veror të Dubrovnikut. Themeluar që nga viti 1950, Festivali Veror i Dubrovnikut organizohet për çdo vit midis datave 10 korrik dhe 25 gusht. Për çdo vit ai prezanton…
- 88
Dirigjenti dhe themeluesi i korit “Siparantum”, Memli Kelmendi, është i vetëdijshëm se sa e rëndësishme është ftesa që kanë marrë për të interpretuar në sallën e Filharmonisë së Berlinit.Mundësinë e konsideron legjendare. Tregon edhe se ka kohë që orkestra e madhe edhe salla radhiten si më të mirat në botë.…