Kulturë

Yllka Gashi nderohet me mirënjohje nga qyteti në Amerikë ku ajo jetoi

Aktorja dhe protagonistja kryesore e filmi Zgjoi, Yllka Gashi, është nderuar me mirënjohje nga qyteti i Stamfordit në Connectitcut ku ajo ka jetuar nga viti 2015.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se mirënjohja e marrë ishte e veçantë për shkak se iu dha në festën e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor.

“Në vitin 2015 kur unë dhe familja ime erdhëm për të jetuar në Amerikë, qyteti i Stamfordit në Connecticut, u bë shtëpia jonë larg shtëpisë! Së bashku me vajzën time, ecja çdo ditë në rrugët e qendrës së qytetit – Mill River Park, Biblioteka Ferguson dhe këndi i lojërave Cove Beach – ishin ndër destinacionet tona të preferuara. Çdo ditë duke shëtitur lagjet dhe duke mësuar gjëra të reja dhe ndërsa më mungonte familja dhe vendlindja ime, Stamford arriti të më sillte gëzim dhe siguri në jetë. Edhe pse ne tashmë jetojmë në një tjetër qytet,Stamfordi ende mbetet një shtëpi e dytë për ne! As në një milion vjet atëherë, nuk kam guxuar të ëndërroj se gjashtë vjet më vonë, në vitin 2021, ky qytet do të më nderojë me mirënjohjen e kryetarit të komunës për punën në ‘Hive’ – ​​kandidatin e Kosovës për Oscar 2022 dhe dashtë Zoti të nominuarin”, ka shkruar ajo.

Ajo tutje ka shkruar se ndihet shumë e mirënjohëse për çmimin.

“ Ajo ka shkruar se në këtë ceremoni vjetore të organizuar nga Qendra Rinore Shqiptare në Greenwich dhe z. Richard Llukaj – biznesmen, filantrop dhe patriot i suksesshëm shqiptaro-amerikan – ndër të ftuarit specialë që na nderuan me praninë e tyre ishin edhe kryetari aktual i Stamfordit z. David Martin. Kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë znj. Caroline Simmons, z. Jim Himes – Përfaqësuesi i SHBA (D-CT 4th District) dhe z. Ferit Hoxha – Ambasador i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në New York City”, ka shkruar ajo.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 90
    Kompozitori nga Kosova shpalos në Kroaci veprën kushtuar bashkëshortesKompozitori i njohur nga Kosova, autor i disa veprave orkestrale dhe fitues çmimesh, Ardian Halimi, së fundmi ka marrë pjesë në Festivalin Veror të Dubrovnikut. Themeluar që nga viti 1950, Festivali Veror i Dubrovnikut organizohet për çdo vit midis datave 10 korrik dhe 25 gusht. Për çdo vit ai prezanton…
    Tags: të, në, dhe, kulturë
  • 90
    Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës ShqipeSot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, në përkujtim të Kongresit të Manastirit, i zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908. Këshilli i Ministrave miratoi…
    Tags: të, në, dhe, për, kulturë
  • 88
    “Hollywood Reporter” e cilëson “Zgjoin” në mesin e filmave më të mirë të 2021-s“Talentet e kinemasë evropiane të vitit 2021”, ky titull e shoqëron artikullin e fundit të revistës digjitale, “The Hollywood Reporter”, i cili i numëron disa prej filmave evropian që kanë shënuar suksese të jashtëzakonshme gjatë vitit që po e lëmë pas, e ku përfshihet edhe filmi kosovar i regjisores Blerta Basholli,…
    Tags: të, në, për, kulturë
  • 88
    Prevallë, një Destinacion Dimëror i Paharrueshëm në KosovëNëse jeni duke kërkuar një vend për të kaluar një pushim dimëror të veçantë, Prevallë është një nga destinacionet më të bukura dhe të pazhvilluara ende në mënyrë masive në Kosovë. E vendosur në juglindje të Kosovës, e rrethuar nga male të mbuluara me borë dhe pyje të dendura, Prevallë…
    Tags: të, për, dhe, në, kulturë
  • 87
    “Pa vend” me sfidat e talentëve të rinj nominohet për “Oscarin” evropianSikur filmi i shkurtër të ishte ndonjë disiplinë garuese sportive, rekordin pa dyshim do ta mbante regjisori Samir Karhoda. Ai debutoi si regjisor me dokumentarin e tij “Në mes”. Me këtë projekt për herë të parë e vuri emrin e Kosovës në konkurrencën zyrtare të “Berlinales”, një prej festivaleve më…
    Tags: të, për, më, në, dhe, kulturë
Comments