Inkurajime

Zemra e matur!

Fjalët e urta, kapitulli 18, vargu 15, thotë: “Zemra e njeriut të matur fiton dituri, edhe veshi i të urtëve kërkon diturinë.” Më pëlqen fraza me të cilën fillon ky varg: “Zemra e njeriut të matur.”

A nuk e duam të gjithë këtë, një zemër të matur. Askush nuk e do një zemër të marrë. Ne duam një zemër të zgjuar. Ne dëshirojmë të kemi një zemër të matur.

Për të patur një zemër të matur, ne duhet të kuptojmë se na duhet më shumë dituri. “edhe veshi i të urtëve kërkon diturinë.” Ka një përulësi që shënjon një zemër të matur dhe kjo përulësi kupton këtë: “Ka shumë gjëra që unë nuk i di. Ka shumë zona në të cilat duhet të rritem në njohuri, në maturi dhe në urtësi. Kështu, unë do të kërkoj njohurinë. Unë do të kërkoj njohurinë.” Kjo është dicka e urtë.

Perëndi, ne lutemi që Ti të na mbrosh nga mendimi se i dimë të gjitha, në cdo situatë, ashtu sic kemi parë edhe në të tjera Fjalë të urta. Ne lutemi, Perëndi, të na ndihmosh të mos e mbajmë veten të ditur në sytë tanë, por të jemi të përulur para Teje, para të tjerëve, dhe të kuptojmë se kemi shumë për të mësuar nga cdo dhe në cdo rrethanë. ne kemi kaq shumë për të mësuar në jetë, kështu që na ndihmo të mësojmë, na ndihmo të kërkojmë më shumë njohuri, na ndihmo të rendim pas diturisë. Na mbro nga ajo krenari që thotë: “E kam zgjidhur vetë.” Mendoj se sa herë unë jam i prirur të mendoj se e kam zgjidhur vetë dicka dhe pastaj bëj dicka të marrë e më duhet të pendohem para Teje dhe para njerëzve të tjerë. Na mbro nga kjo lloj krenarie, Perëndi.

Na jep përulësinë për të kërkuar dituri. Dhe në procesin e kërkimit të kësaj diturie, ne lutemi që zemrat tona të bëhen më të zgjuara. Lutemi që të kemi një zemër të zgjuar dhe të urtë. Në emër të Jezusit ne lutemi, Amen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Qëllimi më i madh i BekimevePerëndia dëshiron të punojë nëpërmjet jush për të ndikuar në jetën e të tjerëve. Psalmi 67:1-7 Është natyra e Zotit të bekojë. Megjithatë, ne duhet të kuptojmë se qëllimi i Tij përfundimtar përfshin shumë më tepër sesa thjesht lumturinë, mbrojtjen dhe prosperitetin tonë. Në fakt, nuk është kurrë qëllimi i…
    Tags: të, inkurajime
  • 100
    Krishti Në Ju, Shpresë LavdieTë cilëve Perëndia deshi t’ua bëjë të njohur cilat ishin pasuritë e lavdisë së këtij misteri ndër johebrenjtë, që është Krishti në ju, shpresë lavdie, – KOLOSIANËVE 1:27 Ti dhe unë mund ta kuptojmë dhe përjetojmë lavdinë e Perëndisë në jetët tona për shkak të Krishtit në ne. Ai është shpresa…
    Tags: të, inkurajime
  • 100
    Jini bujarë dhe të gëzuar!Secili të japë si ka menduar në zemër, as me keqardhje, as me detyrim, sepse Perëndia do dhurues të gëzuar. – 2 Korintasve 9:7 Si të krishterë, duhet të jemi bujarë, të japim gjithçka kemi, kurdo që mundemi. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me paratë, mund të japim ndihmë, inkurajim,…
    Tags: të, inkurajime
  • 100
    Lejoni paqen të mbizotërojë në jetën tuaj!Dhe paqja e Perëndisë, për të cilin ju u thirrët në një trup të vetëm, të mbretërojë në zemrat tuaja; dhe jini mirënjohës! – Kolosianëve 3:15 Ne të gjithë kemi emocione dhe janë vendosur aty për të qëndruar. Mendoj se një nga qëllimet kryesore të çdo besimtari duhet të jetë qëndrueshmëria emocionale.…
    Tags: të, inkurajime
  • 100
    Besojini Perëndisë dhe bëni të mirë!Ki besim (beso, mbështetu dhe gjej sigurinë) te Zoti dhe bëj të mirën; bano vendin dhe shto besnikërinë. –Psalmeve 37:3 Shumë prej nesh kalojnë shumë kohë duke u përpjekur të zbulojnë si të marrim bekime për veten. Njerëzit ndonjëherë e kalojnë gjithë jetën e tyre duke u përpjekur të arrijnë…
    Tags: të, inkurajime
Comments