“Zgjoi” i kthehet Kosovës si festë suksesesh e shans për “Oscar”
Kur kanë mbetur fiks edhe dy muaj deri te lajmi nëse do të vazhdojë rrugëtimin drejt çmimit më të madh, “Zgjoi” i Kosovës i është rikthyer vendit.
Një gala-shfaqje ka organizuar Presidenca të premten mbrëma. Projektorët e “Cineplexxit” tashmë janë gati ta shfaqin për publikun e gjerë. Festë suksesesh të deritanishme e përkrahje, e ka cilësuar presidentja Vjosa Osmani këtë organizim.
“Një film që s’të lë të marrësh frymë”, ka thënë kryeministri Albin Kurti. Sipas regjisores së filmit, është rast historik për Kosovën. “Rast më të mirë për të depërtuar e për t’u nominuar në ‘Oscars’ s’kemi pasur”, ka thënë Blerta Basholli.
Aty kanë qenë edhe Fahrija Hoti, ajo që e inspiroi jo vetëm filmin, sikurse edhe Yllka Gashi që e portretizon mjeshtërisht gruan stoike
Related Posts
- 87
- 87
Dirigjenti dhe themeluesi i korit “Siparantum”, Memli Kelmendi, është i vetëdijshëm se sa e rëndësishme është ftesa që kanë marrë për të interpretuar në sallën e Filharmonisë së Berlinit.Mundësinë e konsideron legjendare. Tregon edhe se ka kohë që orkestra e madhe edhe salla radhiten si më të mirat në botë.…
- 86
- 84
Sikur filmi i shkurtër të ishte ndonjë disiplinë garuese sportive, rekordin pa dyshim do ta mbante regjisori Samir Karhoda. Ai debutoi si regjisor me dokumentarin e tij “Në mes”. Me këtë projekt për herë të parë e vuri emrin e Kosovës në konkurrencën zyrtare të “Berlinales”, një prej festivaleve më…
- 84
“Talentet e kinemasë evropiane të vitit 2021”, ky titull e shoqëron artikullin e fundit të revistës digjitale, “The Hollywood Reporter”, i cili i numëron disa prej filmave evropian që kanë shënuar suksese të jashtëzakonshme gjatë vitit që po e lëmë pas, e ku përfshihet edhe filmi kosovar i regjisores Blerta Basholli,…