Kulturë

“Zogjtë e qyqes” i autorit Gani Mehmetaj, fitues i Çmimit Kadare 2021

Romani “Zogjtë e qyqes” do të vijë së shpejti në duart e lexuesit nga shtëpia botuese UETPREES, ndërsa ceremonia e dorëzimit të këtij Çmimi do të organizohet në datë 12 mars 2021.

Romani “Zogjtë e qyqes” i autorit Gani Mehmetaj shpallet fituesi i Çmimit letrar “Kadare” 2021, ndërsa 5 finalistët e kësaj gare me dorëshkrime në prozë ishin autorët Behar Jacaj, Ballsor Hoxha, Arbër Ahmetaj  dhe Marcel Hila. Ceremonia e dorëzimit të këtij Çmimi do të organizohet në datë 12 mars 2021.

“Zogjtë e qyqes” është rrëfim intrigues për njerëzit dhe kohën, për dashurinë dhe urrejtjen, për shpresat dhe zhgënjimin. Një kolon serb, ndërsa mund të jetë kolon i cilitdo komb, përmes situatave e veprimeve, dialogut e përsiatjeve, paraqet  kronikën dyzetvjeçare të ngjarjeve, fatin e ardhacakëve dhe fatkeqësitë e vendësve. Galeria e personazheve është e gjerë, etnitë e ndryshme, si edhe shpërfaqja e tyre dinamike. Romani “Zogjtë e qyqes” trajton me vlera të spikatura letrare artistike, urrejtjen në mes të serbëve e shqiptarëve, marrëdhëniet e tyre të ndërsjellta, dashurinë e pa realizuar  që e intrigon lexuesin, ndërsa pasuron letrat shqipe.

Gazetar, publicist, shkrimtar, dramaturg dhe kineast, Gani Mehmetaj, (1955), ka lindur në Pejë, ndërsa është autor i mirënjohur i një numri veprash të spikatura.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 93
    Komuna dhe Teatri i Ferizajt synojnë repertor vjetor në kundërshtim me Ligjin për teatroMe veprimet e Komunës dhe institucionit teatror është zbehur edhe roli i organeve udhëheqëse të teatrit të qytetit “Adriana Abdullahu”. Përderisa kanë vendosur që shfaqjet e repertorit vjetor të zgjidhen nëpërmjet një thirrjeje publike, Ligji për teatro këtë barrë ia ngarkon menaxhmentit. E hisen më të madhe e ka udhëheqësi…
    Tags: të, për, në, dhe, kulturë
  • 92
    Kurajo!“Të tri të katërtat e gjithë të ligave që ngjajnë në botë kanë ardhur nga frika”, Nietzche Si qëllim të përfundëshmë të përpjekjevet kombëtare-shoqërore të Tendencës Neo-Shqiptare, që përkrahim ne, mundemi të pranojmë këtë princip: Krijimi i një Shqipërie brenda të pa-kufishme, jashtë të kufizuar. Krijimi i një Shqipërie! Është…
    Tags: të, dhe, në, kulturë
  • 91
    Dymbëdhjetë kandidatë për katër pozitat udhëheqëse në institucionet kulturorePër katër pozita udhëheqëse në institucionet qendrore të kulturës garës i kanë hyrë dymbëdhjetë kandidatë. Në konkurset për drejtor të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës, udhëheqës artistik të këtij institucioni dhe drejtor të Galerisë Kombëtare të Kosovës, si dhe të Baletit Kombëtar të Kosovës nuk ka pasur shumë të…
    Tags: të, në, për, dhe, kulturë
  • 90
    “European Film Awards” i 2020-s kthen sfidën në mundësiSi shumë festivale të filmit, ekuivalenti evropian i “Oscars” mbahet në mënyrë digjitale. Organizatorët thonë se është një mundësi për të provuar gjëra të reja Dashamirët e filmit dhe festivaleve, si dhe filmbërësit, e kanë vënë në dyshim prej muajsh: ceremonia e “European Film Awards” është caktuar të mbahet online.…
    Tags: të, në, kulturë
  • 89
    Risjellja e muzikës klasike në shoqërinë KosovareIshte njëra nga Divertimentot e kompozitorit të madh klasik Wolfgang Amadeus Mozart, e cila mundësoi takimin e parë të orkestrës me publikun, një takim i cili në muajt në vijim do të sillte familjarizimin e munguar me ta. Natyrisht, dyshimet vazhdonin nëse kjo orkestër do të arrinte të mbijetonte. Dhe…
    Tags: të, në, kulturë
Comments