Inkurajime

Zoti në qendër!

Jozueu e dinte se çfarë do të thoshte të ishte kundër kulturës përreth. Sot, ne kemi nevojë për një brez të tërë si Jozueu—burra e gra që do të qëndrojnë me guxim në premtimet e Zotit dhe do t’i mësojnë fëmijët e tyre ta njohin, ta nderojnë dhe t’i besojnë Atij.

Lexoni Gjyqtarët 2:8-15. Bibla na thotë: “Pastaj Jozueu, bir i Nunit dhe shërbëtor i Zotit, vdiq në moshën njëqind e dhjetë vjeç,… Kur tërë ai brez u bashkua me etërit e vet, mbas atij doli një brez i ri që nuk e njihte Zotin, as veprat që kishte bërë për Izraelin.” (Gjyqtarët 2:8, 10). Brezi që pasoi Jozueun e dinte se çfarë kishte bërë Zoti për etërit e tyre, por në vend që ta ndiqnin me pasion Perëndinë për veten e tyre, bënë të kundërtën. Ata nuk arritën ta mbanin Perëndinë në qendër të shtëpive të tyre. Si rezultat, fëmijët e tyre u rritën dhe “nuk e njihnin as Zotin dhe as atë që Ai kishte bërë”.

Ka shumë prindër që duan t’u japin fëmijëve të tyre gjithçka, e megjithatë, ata harrojnë atë që është më e rëndësishmja: t’i stërvitin të jenë ushtarë të fuqishëm për Perëndinë, t’u kujtojnë atyre fuqinë e Zotit që vepron brenda tyre, i cili i forcon të bëjnë gjëra të mëdha për Të. Sa shpesh i nxisim  fëmijët tanë të arrojnë suksesin e kësaj bote në vend të suksesit të përjetshëm?

Shumë kisha ofrojnë të gjitha llojet e argëtimeve dhe përvojave për brezin e ardhshëm, por nuk i nxisin ata të bëhen gjigantë për Krishtin mes bashkëmoshatarëve të tyre, të kryejnë gjëra të mëdha për Të ose të ndryshojnë botën për Jezusin. Nëse neglizhojmë të sfidojmë brezin e ardhshëm për t’i shërbyer me guxim Perëndisë, ne po mëkatojmë kundër tyre.

Ashtu si Jozueu, edhe ne kemi një përgjegjësi për të qëndruar në këmbë kundër valës në rritje të një kulture që ka harruar Perëndinë. Kemi nderin e madh të deklarojmë: “Sa për mua dhe shtëpinë time do t’i shërbejmë Zotit” (Jozueu 24:15). Kur Zoti është në qendër të jetës familjare, Ai e bekon, e udhëheq dhe e mbron atë familje.

Tani është koha. Nuk mund të presim që një brez tjetër ta bëjë këtë.

Lutje: Atë, na fal që kemi neglizhuar t’i drejtojmë fëmijët drejt asaj që është më e rëndësishme. Na ndihmoni të rrënjos të Vërtetën Tënde në zemrat e tyre dhe t’i nxis ata të jetojnë për Ty. Në emër të Jezusit lutem. Amen.

“Sa për mua dhe për shtëpinë time do t’i shërbejmë Zotit” (Jozueu 24:15).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Atij që i përkas…Në mes të Veprave të Apostujve 27, Pali dhe gjithë shoqëruesit e tij në anije, gjenden në mes të një stuhie dhe të gjithë kanë frikë për jetën e tyre. Ata nuk e dinë nëse do të arrijnë t’ia dalin, por Perëndia i shfaqet Palin në vegim, përmes një ëngjëlli…
    Tags: të, dhe, që, në, për, inkurajime
  • 98
    Si të lutemi për të tjerët?Filipianëve, kapitulli 1, vargjet 9 deri në 11, janë nga ato shkrime ku ne shohim Palin të lutet përmes letrave të tij drejtuar një kishe, për njerëzit në atë kishë.  Kështu, kemi një model lutjeje, le të themi, për mënyrën se si mund të lutemi për njerëzit që na rrethojnë.…
    Tags: të, që, për, në, dhe, inkurajime
  • 98
    Përballë një dileme!Veprat e Apostujve kapitulli 26, vargjet 28 dhe 29. Pali po dëshmon para mbretit Agripa dhe Agripa i thotë Palit: “Për pak dhe po ma mbush mendjen të bëhem i krishterë?” Dhe Pali tha, vargu 29: “Dhëntë Perëndia që në pak ose në shumë kohë jo vetëm ti, por edhe…
    Tags: të, në, që, dhe, për, inkurajime
  • 98
    Pa ndalim.Veprat e Apostujve, kapitulli 28, vargjet 30 dhe 31. Kështu përfundon Libri i Veprave të Apostujve. “Dhe Pali ndenji plot dy vjet në shtëpinë që kishte marrë me qira dhe priste të gjithë ata që vinin tek ai, duke predikuar mbretërinë e Perëndisë dhe duke mësuar gjërat e Zotit Jezu…
    Tags: të, në, dhe, për, që, inkurajime
  • 97
    Përballuni me krenarinë!Mëkati vjen në shumë forma dhe përmasa, por thellë brenda, çdo mëkat mbin nga e njëjta farë: krenaria. Nën çdo dështim moral është një dëshirë për të lartësuar veten. Askush nuk është i imunizuar nga kjo thyerje. Edhe njerëzit që kanë parë shenja të mrekullueshme dhe kanë përjetuar dorën e…
    Tags: të, për, në, që, dhe, inkurajime
Comments