Inkurajime

Muret e burgut të vetmisë!

A mund ta imagjinoni të jeni një i burgosur në burgun më famëkeq të Parisit për 15 vjet? Kjo ishte eksperienca e Madame Jeanne Guyon [GUY-on}, anëtare e fisnikërisë Franceze. Shumë të tjerë ndanë të njëjtën eksperience gjatë asaj epoke të turpshme historike. Ajo me shumë vendosmëri besonte se ishte në burg sepse ky vullneti i Perëndisë.

E vërteta se Perëndia ishte me të, ishte ajo që e ndihmoi atë të mbijetonte në kushtet e vështira të jetesës dhe të mposhte vetminë gjithashtu. Ajo kishte kaq gëzim në Zotin sa fryma e saj fluturonte larg mureve të burgut. Në fakt, ajo tha se gurët në qelinë e saj dukeshin si rubinë. Ja çfarë shkroi ajo:

Një zog i vogël jam unë.

I përjashtuar nga fushat e ajrit,

Megjithatë ulem dhe këndoj në kafazin tim

I këndoj Atij që më vendosi këtu!

Jam një e burgosur e gëzuar,

Sepse, Perëndia im, më gëzon mua.

Madame Guyon zgjodhi të pranonte gjithçka që i ndodhi asaj si diçka që vinte nga dora e Zotit. Ajo mësoi të mos i luftonte vështirësitë, por të kuptonte se Zoti i lejonte ato, dhe Ai do t’i siguronte forcën që i duhej.

Ajo mësoi gjithashtu se ajo mund të komunikonte me Perëndinë në çdo moment dhe të largonte vetminë. Shumë prej nesh e besojnë këtë në teori, por nuk e kemi mësuar të vërtetën se Ai është vërtet aty për të ndarë çdo moment me ne. Kështu ne vendosim pritshmëri te njerëzit përreth nesh për të plotësuar nevojat tona, dhe zhgënjehemi kur ata nuk e bëjnë këtë, kur në fakt Perëndia i krijoi zemrat tona me nevoja që vetëm Ai mund t’i plotësojë.

A ndiheni të izoluar dhe të vetmuar? Jezusi tha: “Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe hap derën, do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua” (Zbulesa. 3:20). Kur ju ta bëni Atë mikun tuaj më të mirë, edhe ju mund të fluturoni përtej mureve të burgut të vetmisë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 92
    Kam punë për të bërë!Bashkëshortit tim Haroldit i pëlqen t’i pyesë fëmijët: “Cila është mosha që mund të konsiderohesh plak?”. Ai merr përgjigje nga mosha 50 deri në 100 vjeç. Unë mendoj se ne nuk jemi pleq derisa të arrijmë një moshë kur Perëndia nuk ka më asgjë për ne këtu. Ndonjëherë Haroldi thotë:…
    Tags: të, në, inkurajime, darlene, sala
  • 67
    Unë besoj,por ndihmo mosbesimin tim!Dhe Jezusi i tha: “Nëse ti mund të besosh, çdo gjë është e mundshme për atë që beson“- Marku 9:23 Për sa gjëra jeni lutur gjatë jetës suaj? Dua të them, u luta vërtet. Kur fëmija im më i vogli ishte pesë vjeç, shëndeti i tij u dobësua në mënyrë drastike.…
    Tags: të, dhe, në, inkurajime, sala
  • 64
    Fjalë Inkurajuese është një meditim javor dy minutësh nga Darlene Sala. Darlene Sala ka pasur një shërbesë aktive si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e…
    Tags: në, të, dhe, darlene, sala, ajo
  • 63
    Na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve!Veprat e Apostujve, kapitulli 15, vargu 28, thotë: “Në fakt na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve që të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përveç këtyre gjërave të nevojshme “ Ky është vërtet një varg interesant dhe një fjali vërtet interesante në mes të kapitullit 15 të veprave…
    Tags: të, në, dhe, inkurajime
  • 63
    Programet ‘Koment për jetën’ nga Harold Sala dhe ‘Fjalë Inkurajuese’ nga Darlene Sala janë mundësuar nga Shërbesa Guidelines International. Kjo shërbesë i ka fillimet në vitin 1963 me dëshirën për të ndarë lajmin e mirë me dëgjuesit aty ku ata ishin. Përmes këtyre programeve ju do të mësoni dhe do…
    Tags: të, sala, dhe, në, darlene
Comments