Uncategorised

Një dhuratë e mirë dhe e shenjtë nga Zoti!

Në ndonjë nga netët e ftohta, a keni menduar të digjni tapetin e dhomës së ndenjes për t’u ngrohur? Sigurisht që jo! Askush nuk do të guxonte të ndizte një zjarr aty ku nuk i takon. Zjarri ndizet në oxhak. Atje, është një dhuratë e mirë. Kudo tjetër, është një fatkeqësi.

Është e njëjta gjë me dhuratën e mirë të seksit. Zoti na dha intimitetin seksual si një dhuratë të bukur për t’u shijuar në martesë. Kjo është arsyeja pse bashkimi i thellë fizik dhe emocional me çdo person tjetër përveç bashkëshortit tuaj, përfundimisht ju rrëmben gëzimin e intimitetit të vërtetë – duke e zëvendësuar atë me faj, turp dhe thyerje.

Sipas 1 Korintasve 6:19-20, trupi juaj nuk është i juaji. Trupi juaj është blerë dhe paguar nga gjaku i Jezu Krishtit. Dhe kjo ju bën të shenjtë. Të jesh i shenjtë do të thotë t’i përkasësh ekskluzivisht Perëndisë. Të jesh i shenjtë do të thotë të jesh i veçuar mënjanë për Perëndinë. Të jesh i shenjtë do të thotë të jesh në pronësi – tërësisht – nga Perëndia. Kjo është ajo që do të thotë të jesh i shenjtë.

Sipas planit të Perëndisë, seksi është një gjë e mirë dhe e shenjtë brenda martesës—dhe kur Perëndia e drejton atë martesë, seksi bëhet një mundësi e bukur për t’i shërbyer dhe shprehur dashurinë vetëmohuese njëri-tjetrit. Kjo është arsyeja pse Pali i inkurajon burrat dhe gratë që të ndajnë këtë dhuratë që u është dhënë. Një marrëdhënie e tillë nderon Zotin, bekon çiftin dhe e ruan shtëpinë  të mos digjet nga zjarri.

Lutje: Zot, më ndihmo ta përdor trupin tim ashtu siç e ke menduar Ti. Më ndihmo ta veçoj për vullnetin Tënd që të mund të jetë një burim bekimi. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

“Burri le të kryejë detyrën martesore ndaj gruas, po ashtu edhe gruaja ndaj burrit.” (1 Korintasve 7:3).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 90
    Kuptimi i jetësLuftën e mirë e luftova, e përfundova vrapimin, e ruajta besimin. (2 Timoteut 4:7) “Jetoni-Dashuroni-Shijoni!”- lexon një reklamë për një agjenci funeralesh, me shënimin poshtë saj: “Ne do të presim.” Kur e pashë, mesazhi më bëri të mendohem. Mendova me vete: “A nuk është kjo ajo që përpiqen të bëjnë njerëzit?…
    Tags: të, një, dhe, uncategorised
  • 89
    Gjej kënaqësi në Zotin!Fjala kënaqësi do të thotë “të fitosh kënaqësi, përmbushje dhe lumturi të madhe”. A nuk është ky lloji i marrëdhënies që dëshironi me Zotin – një marrëdhënie në të cilën ju dhe Ai kënaqeni në praninë e njëri-tjetrit? Epo, edhe Zoti e dëshiron atë lloj miqësie  dhe e vetmja mënyrë…
    Tags: të, dhe, uncategorised
  • 89
    Kush e ka pushtetin të marrë një jetë?Nuk do të vrasësh.- Eksodi 20:13 A keni dëgjuar për Dhjetë Urdhërimet në Bibël? Njëri prej tyre shpesh përkthehet “nuk do të vrasësh”. Fjala origjinale hebraike në këtë urdhërim është ratzah, e cila është veçanërisht “vrasje”. Në anglisht, vrasja përkufizohet si vrasja e paligjshme e një personi, si rezultat i një…
    Tags: të, është, dhe, një, uncategorised
  • 88
    Duajeni Zotin! Duajini të tjerët!Dhe të keni para së gjithash një dashuri të madhe për njeri tjetrin, sepse “dashuria do të mbulojë një shumicë mëkatesh.”- 1 e Pjetrit 4 : 8 Jezusi e përsëriti tri herë tek (Gjoni 13:34-35). Do ta gjeni dhjetëra herë në Dhiatën e Re të Biblës. Është një frazë e vogël që përshkruan…
    Tags: të, uncategorised
  • 88
    Psikologët në SHBA: Kisha zgjidhja për vetminëVetmia është kthyer në një shqetësim të krahasueshëm me pirjen e duhanit dhe obezitetin. Apeli vjen nga ekspertët e shëndetësisë në SHBA. Dr. Vivek Murthy, një prej kirurgëve të Përgjithshëm amerikan pranon se vetmia tani është një kërcënim për shëndetin publik aq e rëndë sa  barazohet me pirjen e duhanit dhe obezitetin. “Kjo është…
    Tags: të, dhe, një, uncategorised
Comments