Histori

Histori

Shabati

Eksodi  13:17-17:16

Në pjesën e Torahut të kësaj jave, do mësojmë për veçantinë e Shabatit. Është e qartë nga shumë vende në Shkrime se Shabati ka të bëjë me pushimin. Kam dëgjuar shumë njerëz që thonë se sigurisht që na duhet të paktën një ditë në javë për të pushuar. Kjo ka bërë që shumë njerëz të arrijnë në përfundimin e gabuar se për aq kohë sa një person pushon një ditë në javë, ai po zbaton të ashtuquajturin “parimi i Shabatit”. Pyetja që do të doja të shtroja në këtë artikull është: a është “parimi i Shabatit” parim i shëndoshë biblik? Me fjalë të tjera, a ishte qëllimi i Zotit  që me anë të Shabatit të mësonte njerëzimin të bënte  një ditë pushimi në javë?

Kësaj pyetjeje i përgjigjem me një jo të prerë! Para së gjithash, termi “pushim”, të cilit i referohet Shkrimi, nuk është pushim fizik dhe urdhërimi i Shabatit nuk iu dha mbarë njerëzimit, por vetëm atyre që kishin një marrëdhënie besëlidhjeje me Perëndinë. Është e rëndësishme të kuptojmë  se Shabati ka më shumë natyrë shpirtërore sesa fizike. Së dyti, le të lexojmë pjesën nga Torahu,

” Atëherë ai u tha: “Kjo është ajo që ka thënë Zoti: Nesër është një ditë solemne pushimi, një e shtunë e shenjtë për Zotin; piqni sot atë që duhet të piqni dhe zieni atë që duhet të zieni; dhe çdo gjë që ju tepron, vëreni mënjanë dhe ruajeni deri nesër”. Ata pra e ruajtën deri të nesërmen, ashtu si kishte urdhëruar Moisiu; dhe ushqimet e ruajtura nuk lëshuan erë të keqe dhe nuk prodhuan krimba.” –Eksodi 16:23-24

Po në të njëjtin kapitull por pak më lart mësojmë se nëse dikush e linte ushqimin që  ka mbetur nga e sotmja  për të nesërmen por që nuk është dita e gjashtë e javës, ushqimi do të zinte krimba. Është e  qartë se kjo mrekulli e ruajtjes së ushqimit të freskët për Shabatin bazohet në faktin se Zoti e shenjtëroi ditën e Shabatit dhe jo ndonjë ditë tjetër që do të na pëlqente neve.

Mesazhi në lidhje me Shabatin dhe për “ditët e caktuara” është të zbatojmë kalendarin dhe orarin e Zotit, në vend që të presim që Ai të bekojë oraret tona. Respektimi i kohës së Perëndisë tregon besim dhe dëshirë që Ai të drejtojë jetën tonë, në vend që të besojmë se Ai do të plotësojë axhendat tona. Me fjalë të tjera, do të bekohemi kur të ecim në qëllimet dhe planet e Perëndisë, në vend që të shkojmë para Zotit me planet tona dhe të presim miratimin e Tij.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • Piktura e plotë.Isaia 18:7 ” Në këtë kohë do t’i sjellë oferta Zotit të ushtrive një komb shtatlartë dhe lëkurëndritur, një popull që e kanë frikë që nga fillimet e tij e më pas, një komb i fuqishëm që shkel çdo gjë, vendi i të cilit ndahet nga lumenjtë; do të çohen në…
    Tags: të, që, dhe, në, mesazh
  • Princi i paqesIsaiah 9:6-7 Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes. Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja mbi…
    Tags: të, në, dhe, që, mesazh
  • A është vërtet e keqe zemra e njeriut?Në qoftë se ju, që jeni të këqij, dini t`u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj, që është në qiej, do t`u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë.- Mateu 7:11 Kur Richard Smith foli në një seminar mbi qasjen e këshillimit të krishterë, ai…
    Tags: të, është, në, që, dhe, mesazh
  • Mesia dëshiron që besimtarët të tërhiqen në një shoqëri më të madhe me Perëndinë e Gjallë!Ekziston një parim i përgjithshëm në Bibël që thotë: “…asnjeri nuk mund të më shikojë mua (Perëndinë) dhe të jetojë” Eksodi 33:20. Megjithatë, Zoti është i mëshirshëm dhe bën disa përjashtime nga ky rregull. Një përjashtim i tillë ndodh në pjesën e Torahut të kësaj jave. Në kapitullin 24, Moisiu ratifikon Besëlidhjen…
    Tags: të, në, dhe, që, është, mesazh
  • Heshtja e Zotit!Disa njerëz e duan heshtjen; të tjerët e urrejnë atë. Disa nuk janë të lumtur nëse nuk ka zhurmë. Por ka të tjerë që dëshirojnë të rrijnë vetëm. Ka disa që flasin pa pushim, dhe ka të tjerë që mezi thonë një fjalë. Por ka raste, për të gjithë ne,…
    Tags: të, që, dhe, në, mesazh
Comments