Lërini mënjanë rrugët tuaja të vjetra
Arsyeja që disa të krishterë nuk e ndiejnë paqen dhe gëzimin e Zotit është se ata jetojnë ende në mënyrat e tyre të vjetra të kësaj bote.
Efesianëve 4:17-24
Duket se në një botë me prosperitet dhe bollëk, do të kishte kënaqësi të madhe, por ndodh e kundërta. Pse ka kaq shumë njerëz të pakënaqur, të shqetësuar dhe të dërmmuar?
Arsyeja kryesore është se shumica e botës nuk e njeh Jezu Krishtin si Shpëtimtar dhe Zot, kështu që ata nuk mund të kenë paqen dhe gëzimin e Tij. Por ka edhe të krishterë që janë të pakënaqur sepse kanë veshur “rroba” të vjetra nga e kaluara e tyre. Këto veshje mund të jenë, emocione dhe qëndrime të mbetura që nga fëmijëria, ose ka të ngjarë që këta besimtarë po përpiqen të mbartin sjellje nga jeta e tyre, para Krishtit.
Zgjidhja është të ndërrojmë rrobat e vjetra me ato të rejat që Jezusi ka siguruar për ne (Isa. 61:10). Le të lëmë mënjanë zakonet e vjetra dhe mënyrat e të të menduarit, ashtu siç do të bënim një veshje të grisur. Kjo do të thotë që ne nuk duhet t’i kujtojmë më vetes gabimet që na kanë bërë të tjerët. As nuk duhet t’i vlerësojmë zakonet mëkatare, të vazhdojmë praktikat e kësaj bote ose të mendojmë ashtu siç kemi menduar më parë.
Si krijesa të reja në Krishtin, nuk kemi më punë të veshim rrobat e pista të mishit. Në vend të kësaj, le të ushtrojmë mendjen tonë të përtërirë dhe të veshim rrobat e reja që na janë dhënë nga Perëndia. Do të jemi të kënaqur vetëm kur të heqim dorë nga e vjetra dhe të veshim të renë.
Related Posts
- 100
- 100“Pasi shpëtohemi, pritet të ecim sipas standarteve të Perëndisë në lidhje me shenjtërinë (shenjtërimin)” Kur lexoni premtimet e Zotit, do të zbuloni se mallkimet janë më të shumta se sa bekimet. Pse është kështu? Për të treguar se sa seriozisht e merr Zoti drejtësinë. Qëllimi i pasazheve që flasin për…
- 100
- 100
- 100