Inkurajime

Pranoni rolin që Zoti ju ka dhënë!

Ashtu si ne sot, kisha e Korintit luftoi me rolet gjinore dhe çështjet e nënshtrimit, ndal Pali i udhëzoi ata si si duhet të silleshin në mënyrë biblike. Në pamje të parë, ky pasazh mund të duket se ka të bëjë vetëm me faktin nëse gratë mund t’i shkurtojnë flokët ose nëse burrat mund t’i rrisin flokët, por ka një problem më të thellë – që shkon mbrapa në Kopshtin e Edenit.

Pothuajse sapo Perëndia e solli gruan tek burri, Satani filloi të sulmonte dhe të ngatërronte rolet që Zoti u kishte dhënë atyre. Armiku ynë është autor i shovinizmit mashkullor dhe feminizmit militant, mashtrime djallëzore që i pengojnë burrat dhe gratë sot të përmbushin përgjegjësitë e dhëna nga Zoti. Këto mashtrime na shtyjnë të lartësojmë njërën gjini mbi tjetrën (ose edhe të zgjedhim gjininë sikur të ishte e mundur) në mënyrë që të mos jetojmë të lumtur në modelin që Krijuesi ynë e ka konsideruar të drejtë për ne.

Mbulimi i kokës me shami dhe gjatësia e flokëve ishin pjesë e roleve gjinore në kulturën e Korintit, ndaj Pali i trajton ato çështje dhe tregon se si duhet të shprehen biblikisht në një mënyrë që nderon Zotin. Megjithëse fjalët e tij janë të rrënjosura në një kontekst kulturor, mesazhi i tij na bën të pyesim veten: “A jam i gatshëm të pranoj rolin që Zoti më krijoi të jetoj? A jam i gatshëm ta pranoj atë me mirënjohje, apo do të rebelohem kundër rolit të caktuar nga Zoti për mua?” Kjo është me të vërtetë çështja – një çështje zemre, jo e flokëve.

Lutje: Jezus, dua me gjithë zemër të mbaj përgjegjësi për rolin që Ti ke projektuar për mua që në fillim. Unë e di që Ti je i gjithëdijshëm dhe i dashur, kështu që rruga jote është e përsosur. Më fuqizo të eci në rrugën Tënde. Në emër të Jezusit, lutem. Amen.

” Gjithsesi në Zotin as burri s’është pa gruan, as gruaja pa burrin.” (1 e Korintasve 11:11).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 99
    Të sjellësh ndryshimin!Personi që zgjedh t’i bindet Perëndisë mund të ketë një impakt  të madh në jetën e të tjerëve. Ezekieli 13:1-16 Në librin e Ezekielit, Perëndia thotë: ” Unë kërkova midis tyre një burrë që të ndërtonte një mur dhe t’i dilte për zot vendit, që unë të mos e shkatërroja,…
    Tags: të, që, në, dhe, mesazh, inkurajime
  • 98
    Rëndësia e së VërtetësRevizionistët historianë dhe studiuesit liberalë të Biblës po përpiqen t’i shtojnë vlera moderne Fjalës së Perëndisë dhe fakteve historike. Dhe heqin copat që nuk u pëlqejnë. Le të jemi të vetëdijshëm për një gjë: Nëse vazhdojmë kështu si e kemi nisur, do të përfundojmë me një tufë gënjeshtrash dhe fëmijët…
    Tags: të, dhe, që, mesazh, inkurajime
  • 98
    Lëreni Stuhinë Të QetësohetPerëndia është për ne një strehë dhe një forcë [i fuqishëm dhe i padepërtueshëm për tundimin], një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi. Prandaj ne nuk do të kemi frikë edhe sikur toka të luajë dhe malet të hidhen në mes të detit…- Psalmeve 46:1-2 Kam kaluar shumë stuhi në jetën…
    Tags: të, dhe, në, mesazh, inkurajime
  • 98
    “Besimtarët në kërkim së drejtës dhe drejtësisë”Në leximin e Torahut të kësaj jave, Bijtë e Izraelit marrin Dhjetë Urdhërimet. Në leximin nga profetët mësojmë për identitetin e Mesias. Këto dy tema në thelb janë të lidhura me njëra tjetrën. Dhjetë Urdhërimet përfaqësojnë Torën dhe një nga qëllimet kryesore të Torës është të zbulojë karakterin e Mesisë.…
    Tags: të, dhe, në, mesazh, inkurajime
  • 98
    Duke ecur në druajtje dhe ngushëllim!Veprat e Apostujve 9:31: “Kështu në mbarë Judenë, në Galile dhe në Samari kishat kishin paqe dhe ndërtoheshin. Dhe duke ecur në druajtjen e Zotit dhe në ngushëllimin e Frymës së Shenjtë, shumoheshin.” C’pamje e mrekullueshme e kishës! Ajo po ndërtohet, ajo po rritet, apo po shumohet, por dëgjoni këtë përshkrim:…
    Tags: të, në, dhe, që, mesazh, inkurajime
Comments