Çfarë lidhje ka zemra me dhënien?
Shërbesa quhet Xhaketa për Jezusin dhe është shumë praktike. Çdo të dielë në mbrëmje pastori Erik Denton bashkë me një ekip njerëzish, ecin për më shumë se 80 km nga Riverside, Kaliforni për në rrugët e Los Anxhelosit për të ushqyer të pastrehët me një vakt ushqimi të ngrohtë dhe për të ndarë dashurinë e Jezusit me ta – njerëz për të cilët kjo mund të jetë e vetmja dhuratë dashurie që kanë marrë ndonjëherë. Oh, dhe po, nëse është shumë ftohtë, u jepet edhe nga një xhaketë e ngrohtë, e përdorur.
E admiroj shumë punën që pastor Eriku bën pas ngarkesës që ka në kishën e tij. Por si rezultat i gatishmërisë së tij për të shkuar, ka fituar një thesar përvojash që nuk harrohen kurrë.
Një të dielë pastori Eriku i ftoi të gjithë ata që merrnin ushqim që të dielën tjetër të sillnin nga një kartolinë me rastin e ditëlindjes së Xhodit, gruas për të cilën më shumë se një dekadë ishte përgjegjëse për përgatitjen e vakteve që shërbenin çdo javë. Xhodi i tha pastorit Erikut se një grua u ndal për t’i thënë asaj se nuk mund të ishte me Xhodin për ditëlindjen e saj. Por, duke gërmuar në sendet e saj personale, gruaja e pastrehë nxori tre kartëmonedha të zhubravitura 1 dollarëshe dhe ja dha Xhodit – duke i dhënë gjithçka që kishte, një dhuratë nga zemra.
Ndërsa po shihte faturat, pastori Eriku mendoi: “Pyes veten se sa njerëz kanë marrë ndonjëherë si dhuratë, gjithë pasurinë e personit tjetër? Një vakt dhe kohë së bashku me një shoqe e bënë atë të mos hezitonte të jepte gjithçka që kishte në shenjë falënderimi.”
Bibla na paralajmëron se: “…dashuria për para është rrënja e çdo lloj ligësie” (1 Timoteut 6:10). Por pastori Eriku thotë: “Perëndia e bën gjithçka për mirë. Javën e kaluar ai shndërroi 3 dollarë në një dhuratë të paçmuar ditëlindjeje, që nuk duhet harruar kurrë.”
Secili nga ne kemi mundësinë të japim. Bëje atë me një zemër falënderimi!
Related Posts
- 97
- 97“Pas kësaj, Jezusi, duke ditur që tashmë çdo gjë ishte kryer, që të përmbushej Shkrimi, tha: “Kam etje!.” (Gjoni 19:28). Kjo thirrje, thënia e pestë nga kryqi, ishte një klithmë agonie personale dhe dhimbjeje fizike, por edhe një klithmë nevoje e thellë shpirtërore. Dy ditë përpara kryqëzimit, Zoti ynë Jezus…
- 95
- 95
- 94