Uncategorised

A përputhet e brendshmja juaj me të jashtmen tuaj?

…mbretëria e Perëndisë është përbrenda jush (në zemrat tuaja). – Luka 17:21

Ndonjëherë ne do të donim që gjërat të ndryshojnë por nuk jemi të gatshëm të bëjmë atë që nevojitet për t’i ndryshuar.

Kishte kohë në jetën time kur mërzitesha shumë për rrethanat e mia. Doja që Perëndia t’i ndryshonte për mua, dhe doja që Ai të ndryshonte edhe njerëzit përreth meje. Pastaj Ai më tregoi që kisha nevojë të punoja për të ndryshuar jetën time të brendshme përpara se të prisja ndryshime të mëdha në jetën time të jashtme.

Mateu 6:33 thotë që para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto do t’ju shtohen.

Pra, çfarë është mbretëria e Perëndisë? Bibla thotë që mbretëria e Perëndisë është në ne. Nëse keni pranuar Krishtin, kjo do të thotë që Aipo jeton në ju, dhe Ai do që të jetojë në një shtëpi të mirë frymërore. Kjo është e brendshmja juaj që është shumë e rëndësishme për Perëndinë.

Duhet të kërkojmë së pari mbretërinë e Perëndisë, duke lejuar Frymën e Shenjtë të marrë drejtimin. Kur e lejojmë Atë të punojë në ne, gradualisht ne do të fillojmë ta shfaqim dhe do të derdhet e do të ndryshojë çdo gjë  rreth nesh!

Lutje

Frymë e Shenjtë, më ndihmo të mos shpërqëndrohem duke ndryshuar të jashtmen time kur Ti do që unë të përqëndrohem për të zhvilluar mbretërinë Tënde në zemrën time. Të ftoj të punosh në jetën time të brendshme.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    10 mënyra se si të organizohesh në mënyrë efektivePastaj u tha atyre: “Kini kujdes dhe ruhuni nga kopracia, sepse jeta e njeriut nuk qëndron në mbushullinë e gjërave që zotëron“. A ndihesh sikur je i shpërndarë në shumë drejtime: duke u përpjekur që të jesh një grua, një nënë, një drejtuese automjeti, duke u përpjekur që të mbash…
    Tags: të, që, uncategorised
  • 97
    “Sigurimi i Zotit për bindje ndaj vullnetit të Tij”Ky lexim i Torës vazhdon me festën e Rosh HaShannah. Megjithëse biblikisht quhet “dita e tingullit” ose “përkujtimi i tingullit”, të lashtët, i vunë një emër të ri festës për të theksuar atë që tingulli i borive u kujton dëgjuesve, sigurimin e Zotit. Sepseme anë të këtij sigurimi, populli i…
    Tags: të, që, në, uncategorised
  • 96
    E vërteta në Krishtin!“Unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.” Gjoni 10:10 Xhek Keruak ka shkruar një libër me titull “Udhëtimi”.  Një ndër personazhet e këtij libri , kthehet nga  të tjerët dhe u thotë, “Ne duhet të ecim, e të mos ndalojmë derisa të mbërrijmë atje. “…
    Tags: të, që, në, uncategorised
  • 95
    Kushtojini rëndësi zemrës suaj!Një ndër arsyet pse e gjejmë veten tek Psalmet  në Bibël është se shkrimet prekin përvojat e përbashkëta. Në Psalmet do të gjeni të gjithë gamën e emocioneve njerëzore – falënderim, zemërim, dashuri, urrejtje, gëzim dhe shumë të tjera. Nganjëherë më pëlqen të shkruaj ndonjë psalm. Sigurisht, ajo që kam…
    Tags: të, që, në, uncategorised
  • 95
    Prisni me durim!Por fryti i Frymës (puna me anë të së cilës prania e Tij përmbush) është… durimi (zbutje dhe vetpërmbajtje)… – Galatasve 5:22 Të gjithë e duam ndryshimin në jetën tonë, por jo gjithmonë kalojmë përmes procesit që na çon atje. Zakonisht na merr më shumë kohë nga sa mendojmë që duhet…
    Tags: të, në, që, uncategorised
Comments