Të kesh të drejtë apo të jesh i lumtur
Lum ju kur do t`ju shajnë dhe do t`ju përndjekin dhe, duke gënjyer, do të thonë të gjitha të zezat kundër jush, për shkakun tim. Gëzohuni dhe ngazëllohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej, sepse kështu i kanë përndjekur profetët që qenë para jush. ( Mateu 5:11-12)
Shkrimtari jude I.L.Peretz tregon një histori për një njeri të shkelur, që kishte vuajtur shumë nga varfëria. Emri i tij ishte Bontsche. Pasi vdiq, ai shkoi në parajsë. Si shpërblim për vitet e tij të vuajtjes, një engjëll e pyeti atë se cila ishte dëshira më e madhe që kishte. Burri u përgjigj “ Do më pëlqente që për mëngjes të haja, bukë të ngrohtë me gjalpë të freskët.” Kjo ishte ajo që dëshironte ai, bukë të ngrohtë me ca gjalpë. I kishte harruar makinat e shtrenjta, vilat e mëdha, apo dëshirën për t’u ulur në karriget e para në një sallë. Ai ishte i kënaqur me atë çfarë kishte dëshiruar shpesh herë në tokë, por që i ishte refuzuar.
Çfarë do të duhej ty për të qenë i kënaqur? Ne themi shpesh , “Vetëm sikur të kisha” ( dhe e vazhdojmë fjalinë duke folur mbi gjëra materiale) , “atëherë do të isha i lumtur.”
Asnjë njeri normal, nuk do të mohonte se të kesh 3 vakte në ditë për të konsumuar, një shtëpi të përshtatshme, veshje, miq dhe familje është e rëndësishme. Por a nuk e kemi vendosur më shumë seç duhet vlerën tek gjërat, si një kusht për të qenë të lumtur? Mua më duket se sa më shumë mjete teknologjike, e sa më shumë lojëra të sofistikuara që kemi, aq më shumë të frustruar ndihemi për t’i mbajtur ato në punë.
Diçka është e sigurt: Dekada që do pasojë ka për të pasur gjithmonë e më shumë prurje në libra dhe artikuj mbi temat: Si të jeni të lumtur? Si të plotësoheni? Si të arrini ëndrrat tuaja? Suzy Parker shkruan për një revistë të njohur, “ Brenda fushës së psikologjisë, duket se ka një mbështetje të gjerë për një nën-specialitet të ri të njohur si “psikologjia pozitive.” Studiuesit thonë se ata dëshirojnë që të studiojnë ndjesitë e mira, më shumë se ato që janë të këqija. Ata duan që ta venë theksin tek shëndeti mendor, e jo tek sëmundjet mendore. Duket se edhe ekspertët janë lodhur prej studimit të këtyre sëmundjeve. “ A përmbushen nevojat bazike? Pas tyre vjen lumturia.”- kështu thuhet sot.
Ideja është të fokusohesh tek “luksi i të ndjerit mirë”, e jo tek ajo që të nuk shkon me ty, e që të bën të ndihesh keq. Harroje ndreqjen, fokusohu tek ndjesitë e mira. Por pyetja e vërtetë është: “A është në rregull që të ndihesh mirë, kur ka diçka që është shumë e gabuar tek ti dhe që ka nevojë të ndreqet?
Unë nuk mund t’i them vetes time që ta harrojë të ndihet mirë, sepse vetëm pak më vonë do të ndihet sërish keq. E megjithatë një qasje jo realiste mbi “të ndjerin mirë” , nuk përputhet me shkrimet që gjenden në një libër të vjetër të shkruar për jetën. Bibla, çuditërisht është shumë e heshtur, për sa i përket hapave që duhet të ndjekësh për t’u ndjerë mirë me veten. Apo pasi burri yt largohet, pasi ke hasur me një dështim financiar, apo kur të kanë nxjerrë nga shtëpia me qira.
Aty thuhet se antidoti për dështimin e njeriut që Bibla e quan mëkat, është falja e Perëndisë. Bibla flet në qindra mënyra se si paqja vjen kur ti e di se je mirë me Perëndinë, i cili në këmbim, sjell një ndjesi mirëqenieje. Por kjo është shumë më ndryshe nga lumturia për të cilën flitet sot. Ajo duket se i ngjan rastit, kur një kondicioner ka defekt, e ajri që del prej andej është i ftohtë, ndërsa ju bindni veten se jeni ngrohtë e ndiheni mirë.
“Të jesh i drejtë” thekson Fjala e Perëndisë, është më e rëndësishme se “të ndihesh mirë.” Teksti i librit të Zotit, na sugjeron se ajo që ne mendojmë si lumturi është një produkt i të ecurit drejt me Zotin, me burrat apo gratë, me fqinjët dhe botën që na rrethon. Të jesh i sigurt se do të ketë një treg të madh për të gjithë librat e “lumturisë”. Shumë njerëz nga ky brez do t’i blejnë ata fluturimthi.
Britney Spears, ka famë dhe popullaritet, por sërish ajo pyet, “ Nëse nuk më mungon asgjë në jetën time, përse lotoj në mbrëmje?” Të jesh i drejtë, do të ndihmojë që të bësh gjënë e duhur. Kur ti e bën këtë, do ta gjesh veten në mes të lumturisë. Është e vetmja lumturi që zgjat me të vërtetë.
Related Posts
- 100
- 100
- 100
- 100
- 98