Colton Dixon është njohur më së shumti nga publiku kur ai u rendit i shtati në American Idol. Muzika e tij dhe këngët që shkruan, ja kushton Perëndisë duke folur për çdo mrekulli që ka bërë në jetën e tij. ‘You Are’ (Ti je) është një ndër këngët e tij të para dhe më të pëlqyera. Kënga është tepër e veçantë në mënyrën se si është ndërtuar dhe për mesazhin që sjell tek dëgjuesit.
Colton tregon pak më tepër për këtë realizim: “‘Ti je’ është një këngë adhurimi që fillova ta shkruaj një vit më parë kur isha në Francë. Dhe më pas e përfundova kohë më vonë. Kënga ‘Ti je’ është një mundësi për mua për të adhuruar. Kjo ishte arsyeja se pse e shkruajta. Është një bisedë mes meje dhe Perëndisë ku thjesht tregoj dashurinë që kam për Të.”
Colton i thotë Zotit: ‘Ti je gjithçka që unë s’mund të jem” këtë e shpreh edhe në vargjet e këngës. Ne duhet t’i jemi falënderues Zotit për gjithçka. Kënga të jep një mundësi që të qëndrosh me Perëndinë dhe ta adhurosh ndërsa e këndon.