Videos

Crowder – Come As You Are

David Wallace Crowder (i lindur më 29 nëntor, 1971), i njohur me emrin e tij Crowder, është një artist amerikan i  muzikës  folktronika. Fillimisht ai ka qenë vokalisti kryesor në grupin David Crowder Band, një grup që  tashmë nuk është më aktiv në muzikë. Që nga vitit 2012, Crowder është duke ndjekur një karrierë solo, ai nxori albumin e tij të parë “Neon Steeple” në maj 2014. Në vitin 2013 ai prezantoi këngën “I Am” (Unë jam), e cili u rendit e treta në klasifikimin e këngëve më të mira të krishtera.

Kënga “Come As You Are” (Eja ashtu si je) arriti  të  nominohet për një çmim  Grammy në vitin 2015 në kategorinë Performanca e këngës më të mirë të muzikës së krishterë bashkëkohore. Albumi Neon Steeple, na kujton se si jemi gjithmonë në praninë e Perëndisë, pavarësisht udhëtimit tonë në jetë.

Neon Steeple është një përmbledhje këngësh dhe tingujsh që kthejnë kokën nga e shkuara dhe e quajnë të tashmen si diçka të çmuar. Është një dëshirë për të shtëpinë e vërtetë, është një përmbledhje refrenesh, që tregojnë se nuk është vetëm kaq sa shikojmë këtu në tokë. Ka muzikë folk. Është një album plot shpresë.

Si një artist tej mase krijues ai tregon se si kompozon këngë dhe melodi të reja. Crowder thotë:“Mendoj se shkruaj në çdo mënyrë të mundshme. Më pëlqejnë momentet e bashkëpunimit, ku të pranishëm në dhomë janë disa persona dhe duhet të japësh më të mirën. Të tilla momente janë më të preferuarat për mua. Gjithashtu më pëlqen të krijoj vetëm.”

Në repertorin e tij shpesh gjen dhe himne shumë të dashura. Çfarë e shtyn drejt tyre? Crowder thotë:Përqasja për mua është se himnet janë këngë shumë të mira. Janë këngë që kanë rezistuar për shkak se meloditë janë fantastike dhe tregojnë një mesazh që tejkalon dekadat dhe shekujt. Dhe për ti shtuar vlerën që kanë në kohën e tanishme. Himnet na ndihmojnë të kuptojmë se çfarë na ka formuar dhe na ndihmon të imagjinojmë të ardhmen.”

Ai mban të njëjtin emër si një personazh biblik që për artistin është një frymëzim i madh. Crowder thotë se askush si Davidi në Bibël nuk ka pasur dhe vazhdon të ketë më tepër ndikim në muzikë dhe poezi.

Facebook Comments