Të Ecësh i Lirë
Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij. – GJONI 3:17
Një nga mjetet më të mëdha që armiku përdor për të na bërë të ndihemi keq është dënimi, që sigurisht mund të jetë një shkak i dekurajimit. Sipas Fjalës së Perëndisë, ne që jemi në Krishtin Jezus nuk jemi më të dënuar, as të gjykuar fajtor ose të gabuar. Ne ende shumë shpesh e gjykojmë dhe dënojmë veten tonë.
Derisa unë mësova dhe kuptova Fjalën e Perëndisë, jetova një pjesë të madhe të jetës time duke u ndjerë fajtore. Nëse dikush më pyeste se për çfarë ndihesha fajtore, unë nuk mund të përgjigjesha. Gjithçka që dija ishte që kisha një ndjenjë të paqartë faji që më ndiqte kudo gjatë të gjithë kohës.
Nga ajo përvojë, Perëndia më dha një zbulesë reale për ecjen në liri nga faji dhe ndëshkimi. Ai më tregoi që ti dhe unë jo vetëm duhet të pranojmë faljen prej Tij, por gjithashtu duhet të falim veten. Ne duhet të ndalojmë së torturuari veten për diçka që Ai na ka falur dhe e ka harruar (Jeremia 31:34; Veprat 10:15).
Unë besoj që është thuajse e pamundur të dekurajohemi nëse mendja është nën kontroll të rreptë. Prandaj na thuhet tek Isaia 26:3 që Perëndia do të na ruajë në paqe të përsosur – nëse mendja jonë pushon tek Ai.
Zoti ka gjëra të reja në horizontin e jetës suaj, por ju kurrë nuk do t’i shihni ato nëse jetoni dhe rijetoni të kaluarën
Related Posts
- 98
- 98
- 98
- 98
- 98Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njëri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin.- Efesianëve 4:32 Kam dëgjuar një herë që studimet mjekësore tregoj se 75% e sëmundjeve fizike shkaktohen nga problemet emocionale. Dhe një nga problemet emocionale më të mëdha që njerëzit…